Aksident në Cërrik-Gramsh/ Humbi kontrollin e motorit dhe doli nga rruga, ndërron jetë 66-vjeçari - Gazeta Express
string(95) "aksident-ne-cerrik-gramsh-humbi-kontrollin-e-motorit-dhe-doli-nga-rruga-nderron-jete-66-vjecari"

Shqiperi

Gazeta Express

31/07/2025 13:13

Aksident në Cërrik-Gramsh/ Humbi kontrollin e motorit dhe doli nga rruga, ndërron jetë 66-vjeçari

Shqiperi

Gazeta Express

31/07/2025 13:13

Një aksident me vdekje është shënuar në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”, pak para mesnatës së 31 korrikut. Një 66-vjeçar ka ndërruar jetë pasi humbi kontrollin e motorit dhe doli nga rruga.

“Më datë 30.07.2025, rreth orës 23:30, në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”, shtetasi O. K., 66 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën”, njoftoi sot policia.