Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen Bregu i Diellit, raporton Gazeta Express.
Një motoçikletë është përplasur me një veturë, derisa, dy persona raportohet se janë lënduar.
Lexues të gazetës kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes.
Detaje për aksidentin kanë dhënë edhe në Policinë e Kosovës.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Gazetën Express se personat e lënduar në aksident janë dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën Xheladin Hana në Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./GazetaExpress/