Aksident në autostradën Fier–Lushnjë, plagoset drejtuesi i motoçikletës - Gazeta Express
string(70) "aksident-ne-autostraden-fier-lushnje-plagoset-drejtuesi-i-motocikletes"

Shqiperi

Gazeta Express

19/08/2025 17:47

Aksident në autostradën Fier–Lushnjë, plagoset drejtuesi i motoçikletës

Shqiperi

Gazeta Express

19/08/2025 17:47

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në afërsi të kryqëzimit të Savrës, në autostradën Fier–Lushnjë.

Një automjet tip “Mercedes-Benz” është përplasur me një motoçikletë, duke shkaktuar lëndimin e drejtuesit të motoçikletës. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet policia e qarkullimit rrugor, e cila po menaxhon trafikun e rënduar nga përplasja, ndërsa pritet mbërritja e policisë shkencore për të kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe për të dokumentuar shkaqet e aksidentit.