Aksident në autostradë, dyshohet për një të vdekur dhe një të lënduar - Gazeta Express
string(68) "aksident-ne-autostrade-dyshohet-per-nje-te-vdekur-dhe-nje-te-lenduar"

Lajme

Gazeta Express

18/11/2025 13:54

Aksident në autostradë, dyshohet për një të vdekur dhe një të lënduar

Lajme

Gazeta Express

18/11/2025 13:54

Një person po dyshohet se ka vdekur dhe se një tjetër është lënduar në një aksident në autostradë, drejtimi Prizren-Suharekë kilometri i 32-të.

Zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, tha për Gazetën Express se në aksident është përfshirë një veturë.

“Rreth orës 11:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Suharekë kilometri i 32-të. Në aksident është përfshirë një veturë dhe dyshohet se një person është pa shenja jete dhe një tjetër ka pësuar lëndime”, tha ai.

Policia e Kosovës sot ka apeluar për kujdes të shtuar gjatë vozitjes për shkak të kushteve atmosferike.

Advertisement
Advertisement
Advertisement