Një aksident është regjistruar këtë të premte në aksin “Shkodër-Lezhë”.
Drejtuesi i një kamioni ka humbur kontrollin mbi mjet e për pasojë ka përplasur një person A.V. që po lëvizte me biçikletë.
Sipas njoftimit zyrtar, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 19:17, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, shtetasi I. M., duke drejtuar automjetin e tij kamion, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka përplasur shtetasin A. V., i cili po lëvizte me biçikletë.
Si pasojë, është dëmtuar shtetasi A. V., i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.