Aksident në aksin Shkodër-Lezhë/ Makina përplas këmbësorin
Shqiperi
Gazeta Express
10/04/2025 11:18
Një aksident rrugor është regjistruar sot në aksin rrugor Shkodër-Lezhë. Një 76-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një makinë. Dyshohet se shoferi ka humbur kontrollin e mjetit.
76-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
“Rreth orës 09:20, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, shtetasi B. M., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka përplasur shtetasin N. K., rreth 76 vjeç.
Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi N. K., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Me shtetasin B. M. po kryhen veprimet procedurale”, informoi sot policia. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.