Aksident në aksin Peqin–Elbasan, humb jetën këmbësori - Gazeta Express
string(52) "aksident-ne-aksin-peqin-elbasan-humb-jeten-kembesori"

Shqiperi

Gazeta Express

26/09/2025 8:37

Aksident në aksin Peqin–Elbasan, humb jetën këmbësori

Shqiperi

Gazeta Express

26/09/2025 8:37

Një aksident tragjik është regjistruar këtë të enjte në aksin Peqin–Elbasan. Një 61-vjeçar ka aksidentuar për vdekje një këmbësor, 58-vjeç.

Shoferi është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme procedurale.

“Rreth orës 20:30, në aksin rrugor “Peqin–Elbasan”, automjeti që drejtohej nga shtetasi B. D., 61 vjeç, ka aksidentuar shtetasin K. D., rreth 58 vjeç, këmbësor. Si pasojë e aksidentit, shtetasi K. D. ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. D., është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftim.