Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në segmentin e autostradës Lushnjë–Fier, në vendin e quajtur “Vajkan”.Një automjet tip “Benz” ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga dhe përfunduar i përmbysur në kanalin anësor.Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët kanë shpëtuar pa lëndime serioze.