Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Fier-Levan, në afërsi të “Kthesës së Zhupanit”. Një automjet ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me shtyllën elektrike.
Nga përplasja e fortë ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit , i cili është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë reezikut për jetën.
Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve të aksidentit në fjalë dhe punonjësit e OSHEE, për të bërë të mundur riparimin e kabujve të tensionit të lartë, të cilët ranë përtokë duke penguar edhe qarkullimin e automjeteve në këtë aks veçanërisht të frekuentuar gjatë muajve të verës.