Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen 2 makina - Gazeta Express
string(50) "aksident-ne-aksin-elbasan-peqin-perplasen-2-makina"

Shqiperi

Gazeta Express

02/12/2022 19:26

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen 2 makina

Shqiperi

Gazeta Express

02/12/2022 19:26

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në aksin Elbasan-Peqin. Nga informacionet paraprake, bëhet me dije se dy mjete tip “Benz” janë përplasur.

Nga përplasja ka pasur tronditje të drejtuesve, por pa probleme shëndetësore.

Lexo Edhe:

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila kreu veprimet proceduriale për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.