Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku q ë ka ndodhur sot në Zahaq të Pejës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, për Gazetën Express tha se në aksident janë përfshirë tri vetura.
Prej personave të lënduar, katër janë liruar e tre të tjerë po trajtohen ende, por jashtë rrezikut për jetë.
“Rreth orës 17:28, policia është njoftuar për një aksident në Zahaq të Pejës, në magjistralen Pejë-Prishtinë”. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ku shtatë persona janë dërguar në emergjencën e Spitalit rajonal në Pejë. Katër janë liruar, tre kanë mbetur për trajtim të mëtejshëm. Sipas mjekut kujdestar, të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi.
NJOFTIM Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton të gjithë ish punëtorët e Ndërmarrjeve Shoqërore: Mulliri në Gorazhdec, KB Ponoshevci në...