string(64) "aksident-mes-nje-veture-dhe-trenit-ne-drenas-lendohet-nje-person"

Lajme

Gazeta Express

17/05/2025 12:46

Aksident mes një veture dhe trenit në Drenas, lëndohet një person

Lajme

Gazeta Express

17/05/2025 12:46

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Drenas mes një veture dhe trenit.

Kjo është bërë e ditur për Gazetën Express nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka njoftuar edhe se si pasojë e aksidentit një person është lënduar.

‘‘Sot rreth orës 09:00 në fshatin Shtrubullovë të Drenasit , ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një treni.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një person.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve të trafikut rrugor dhe përgjegjësit për aksidente hekurudhore, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe shikimin e vendit të ngjarjes’’, ka njoftuar Policia. /GazetaExpress