Aksident mes dy veturave në Prishtinë, lëndohet një person - Gazeta Express
string(59) "aksident-mes-dy-veturave-ne-prishtine-lendohet-nje-person-2"

Lajme

Gazeta Express

19/08/2025 18:16

Aksident mes dy veturave në Prishtinë, lëndohet një person

Lajme

Gazeta Express

19/08/2025 18:16

Një person ka pësuar lëndime trupore pas një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 16:30, ndërsa janë të përfshira dy vetura.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Enis Pllana.

 “Sot rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Luan Haradinaj në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë është lënduar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, tha ai.