Aksident mes dy veturave në Ferizaj, tre të lënduar - Gazeta Express
string(50) "aksident-mes-dy-veturave-ne-ferizaj-tre-te-lenduar"

Lajme

Gazeta Express

24/12/2024 19:14

Aksident mes dy veturave në Ferizaj, tre të lënduar

Lajme

Gazeta Express

24/12/2024 19:14

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur mes një veture me targa vendore dhe një tjetrës me të huaja, në rrugën “Epopeja e Jezercit” – Ferizaj.

Kjo u konfirmua për Gazetën Express, nga zëdhënësi i policisë për vendin ku edhe ndodhi ngjarja, Kanun Veseli.

Ai tha se viktimat kanë marrë ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente të qytetit, e më pas janë liruar.

“Janë pëfshirë dy vetura, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja. Veç dëmeve të shkaktuara matariale , lëndime trupore kanë pësuar tre persona, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Emregjente në Ferizaj janë liruar. Në vendin e aksidentit kanë dalë Njësia e Hetimeve të Aksidenteve për hetimin e rastot , se si ka ardhur deri te aksidenti”, tha ai.