Aksident mes autoambulancës dhe veturës në Gjakovë, pesë persona të lënduar - Gazeta Express
string(74) "aksident-mes-autoambulances-dhe-vetures-ne-gjakove-pese-persona-te-lenduar"

Aksident mes autoambulancës dhe veturës në Gjakovë, pesë persona të lënduar

Lajme

Gazeta Express

30/06/2022 13:55

Një aksident trafiku ka ndodhur mes një veture dhe një autoabulance sot në Gjakovë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, në mesin e tyre edhe persona që ishin brenda autoambulancës, raporton Express.

Lajmin për Express e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës në policinë e Gjakovës, duke shtuar se për rastin është njoftuar edhe prokurori dhe ky rast po hetohet.

Lexo Edhe:

Për të lënduarit, Elezaj tha se bëhet fjalë për personat që kanë qenë brenda autoambulancës dhe të paktën një i lënduar që ishte brenda në veturë. /Gazeta Express/