Aksident me vdekje në Vlorë, humb jetën 25- vjeçari nga Korça - Gazeta Express
string(59) "aksident-me-vdekje-ne-vlore-humb-jeten-25-vjecari-nga-korca"

Aksident me vdekje në Vlorë, humb jetën 25- vjeçari nga Korça

Gazeta Express

09/08/2020 18:46

Pasditen e sotme një 25- vjeçar nga Korça ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor në Vlorë.

Sipas policisë i riu, ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte, duke u përplasur me murin anësor të rrugë.

Lexo Edhe:

I riu humbi jetën teksa po transportohej për në spital. Në mjet ndodheshin edhe dy persona të tjerë.

Njoftimi:

Rreth orës 16:00, në aksin rrugorë pranë fshatit Fushë Dukat, shtetasi R. Sh., 25 vjeç, banues në Korçë duke drejtuar automjetin tip Seat shoqëruar me dy pasagjerë të tjerë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin anësor të rrugës.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi 25 vjeçar ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar në Spitalin e Vlorës, ku më pas ka ndërruar jetë.

Dy pasagjerët e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.