Një aksident me vdekje është regjistruar në Shkodër ditën e sotme. Si pasojë ka humbur jetën një i moshuar.
“Rreth orës 10:15, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, shtetasi Klevis Duka, 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Berhan Triepshi, rreth 84 vjeç”, njoftoi policia.
Për shkak të plagëve të marra, i moshuari ka humbur jetën në spital. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...