string(57) "aksident-me-vdekje-ne-sarande-makina-perfundon-ne-gremine"

Shqiperi

Gazeta Express

09/12/2022 12:13

Aksident me vdekje në Sarandë, makina përfundon në greminë

Shqiperi

Gazeta Express

09/12/2022 12:13

Një 50-vjeçare ka ndërruar jetë në një aksident të ndodhur sot në vendin e quajtur “Qafa e Muzinës” në Sarandë.

Rreth orës 11:30, në vendin e quajtur Qafa e Muzinës, Sarandë, shtetasja E. B., 50 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit shtetasja E. B, ka ndërruar jetë, në vendngjarje“, njofton policia. Siç shihet nga pamjet makina ka rënë nga disa metra lartësi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

/Gazeta Express