Sot rreth orës 19:00 në rrugën Suharekë–Shtime, në mes të fshatrave Duhle dhe Carralevë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një autobusi dhe një automjeti, nga i cili ka humbur jetën një person, ndërsa janë lënduar dy të tjerë.
Shaqir Bytyqi, zëdhënës në policinë rajonale të Prizrenit, tha për Gazetën Express se “si pasojë e aksidentit, një pasagjer i automjetit ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit”.
Bytyqi shtoi se “nga të dhënat e para dyshohet se automjeti BMW ka humbur kontrollin dhe është përplasur me autobusin”.
“Rruga Suharekë–Shtime është e bllokuar për qarkullim deri në përfundim të ekzaminimeve nga njësitë kompetente policore. Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në zhvillim”, përfundoi ai.