Aksident me vdekje në Mirditë - Gazeta Express
string(29) "aksident-me-vdekje-ne-mirdite"

Aksident me vdekje në Mirditë

Gazeta Express

02/12/2019 14:40

Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Mashtërkor, Orosh, Mirditë ku automjeti tip “Fuoristradë ML” , ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.

Raportohet se ka humbur jetën shtetasi A.M(Gj).,46 vjeç, banues në Orosh , Mirditë.

Lexo Edhe:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00 , në fshatin Mashtërkor, Orosh, Mirditë automjeti tip “Fuoristradë ML” , ka dalë nga rruga , ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, ende i pa identifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit të aksidentuar.