Aksident me vdekje në Lushnje - Gazeta Express
string(29) "aksident-me-vdekje-ne-lushnje"

Gazeta Express

20/10/2020 20:08

Aksident me vdekje në Lushnje

Gazeta Express

20/10/2020 20:08

Një aksident me pasojë vdekjen e një 54 vjeçari ka ndodhur në fshatin Halilaj të Lushnjes. Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje teksa në aksident janë përfshirë dy motorë, të drejtuara nga viktima me inicialet V.B dhe një tjetër person, 43 vjeçari me inicalet F.K.

Njoftimi i policisë:

Lexo Edhe:

Sot rreth orës 18:50, në fshatin Halilaj, Lushnjë, shtetasi V. B., 54 vjeç, banues në fshatin Verri, Fier, duke drejtuar një motomjet, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin F. K., 43 vjeç, banues në Halilaj.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi V. B., dhe është dëmtuar shtetasi F. K., i cili ndodhet në Spitalin Lushnjë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.