Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:30, në aksin rrugor “Rotondo e Çermës – Lushnjë”.
Sipas informacioneve zyrtare nga Policia, një automjet tip autobus, i drejtuar nga shtetasi Hektor Lakuriqi, 50 vjeç, banues në Lushnjë, është përplasur me një motomjet, që drejtohej nga shtetasi Qemal Krasniqi, 72 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë.
Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e motomjetit, i cili ka ndërruar jetë në vend.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë bërë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të autobusit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për hetime të mëtejshme.
Këtë vjeshtë, çantat Lucky Bees janë aksesorët që çdo grua duhet t’i ketë. Me modele tote, crossbody dhe shpine,...