Aksident me vdekje në Fier, mjeti përplas 15- vjeçarin që po lëvizte me bicikletë - Gazeta Express
string(79) "aksident-me-vdekje-ne-fier-mjeti-perplas-15-vjecarin-qe-po-levizte-me-biciklete"

Aksident me vdekje në Fier, mjeti përplas 15- vjeçarin që po lëvizte me bicikletë

Shqiperi

Gazeta Express

24/06/2022 8:33

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të mituri ka ndodhur në orët e mbrëmjes së djeshme në Fier. Një mjet ka përplasur 15-vjeçarin që udhëtonte me biçikletë, i cili ka ndërruar jetë pas mesnate në spitalin rajonal të Fierit.

Mbrëmë rreth orës 22:00, në aksin rrugor Hamil-Dërmënas, duke drejtuar automjetin tip “Audi” një 29-vjeçar ka përplasur 15 vjeçarin, banues në Hamil, i cili po udhëtonte me biçikletë.

Lexo Edhe:

Sipas policisë, shoferi i “Audi-t” u largua nga vendngjarja pasi përplasi të miturin, megjithatë arratia e tij nuk zgjati për shumë, pasi 29-vjeçari është arrestuar nga policia.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 29 vjeç, banues në Dërmënas, Fier, pasi në datë 23.06.2022, rreth orës 22:00, në aksin rrugor Hamil-Dërmënas, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka përplasur shtetasin e mitur 15 vjeç, banues në Hamil, i cili po udhëtonte me bicikletë, dhe është larguar nga vendngjarja.

Shtetasi i mitur ka ndërruar jetë rreth orës 02:00 në spitalin e Fierit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”