Aksident me vdekje në Divjakë, humb jetën 29- vjeçari - Gazeta Express
string(51) "aksident-me-vdekje-ne-divjake-humb-jeten-29-vjecari"

Aksident me vdekje në Divjakë, humb jetën 29- vjeçari

Gazeta Express

29/04/2020 8:09

Një aksident me pasojë vdekjen e një 29 vjeçari ka ndodhur pas mesante në Divjakë.

I vdekur ka mbetur shtetasi Alban Petro 29 vjeç.

Lexo Edhe:

29 vjeçari i cili udhëtonte me një motorçikletë ka goditur nga pas një automjet tip Volswagen.

Sipas informacioneve automjeti që u godit nga 29 vjeçari po transportonte një grua shtatzënë për në spital.

Një patrull policie që ndodhej në vendngjarje ka bërë me shenjë për të ndaluar drejtuesin e mjetit, por pas tij ka qenë drejtuesi i motorçikletës ku po udhëtonte me shpejtësi të lartë, raporton t.ch.

Tentativat e 29 vjeçarit për të shmangur aksidentin ishin të kota. Është dashur ardhja e dy autoambulanca për të transportuar gruan shtatëzënë dhe drejtuesin e motorçikletes ku ky i fundit humbi jetën pak pas mbërritjes në spital.