Aksident me vdekje në Burrel - Gazeta Express
string(28) "aksident-me-vdekje-ne-burrel"

Aksident me vdekje në Burrel

Gazeta Express

10/08/2020 18:16

Pasditen e sotme një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Klos-Burrel, ku raportohet se ka humbur jetën një person dhe ka mbetur i plagosur një tjetër.

Kalimtari i identifikuar si Bajram Muça, 70 vjeç pas përplasjes është dërguar në spitalin e Burrelit por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të shumta në trup.

Lexo Edhe:

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.