Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor “Fier-Seman”.
Policia bën me dije se një 22 vjeçar duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues një 50 vjeçar.
Si pasojë e përplasjes, 50 vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.
Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shoferit tjetër i cili është larguar nga vendi i aksidentit, me këmbë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.