Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur rreth orës 18:30 të së enjtes, në rrugën magjistrale “Prishtinë–Mitrovicë”, saktësisht në fshatin Llazarevë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha për Gazetën Express se në aksident janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e goditjes, këmbësori, një mashkull rreth 53 vjeç, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të Trafikut Rrugor, të cilat bashkë me institucionet e tjera relevante po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan në aksidentin tragjik.