Aksident me fatalitet afër Komoranit, humb jetën një person - Gazeta Express
string(58) "aksident-me-fatalitet-afer-komoranit-humb-jeten-nje-person"

Lajme

Gazeta Express

27/08/2025 10:02

Aksident me fatalitet afër Komoranit, humb jetën një person

Lajme

Gazeta Express

27/08/2025 10:02

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pas mesnate në rrugën nacionale Prishtinë–Pejë, në fshatin Korroticë të Drenasit, ku ka humbur jetën një person.

Viktima fillimisht u dërgua në QMF të Komoranit, por mjeku kujdestar konstatoi vdekjen e tij pak pas orës 03:00.

Policia dhe prokurori kujdestar kanë dalë në vendngjarje, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit po vazhdojnë./IndeksOnline