Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur sot në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”.
“Rreth orës 13:45, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, shtetasi Z. C., 61 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin M. M., 48 vjeç”, njofton policia.
Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi Z. C. dhe pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi Gj. C., 80 vjeç, të cilët janë në spital, jashtë rrezikut për jetën.