Një aksident është regjistuar paraditen e sotme në aksin e vjetër Lezhë-Manati.
Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë 5 persona kanë mbetur të plagosur.
Njëri prej tyre ka fraktura të shumta në trup dhe po dërgohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
“Rreth orës 10:15, në rrugën e fshatit Manati, janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit A. K., 60 vjeç, dhe K. Gj., rreth 25 vjeç.
Si pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerët në automjetin që drejtonte shtetasi K. Gj., të cilët janë dërguar në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën”, informoi sot policia.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...