Aksident i trefishtë në autostradën Tiranë- Durrës, dy automjete përplasen me furgonin e një klubi futbolli - Gazeta Express

Aksident i trefishtë në autostradën Tiranë- Durrës, dy automjete përplasen me furgonin e një klubi futbolli

Shqiperi

Gazeta Express

30/09/2020 18:03

Një aksident i trefishtë ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Një automjet, fuoristradë dhe furgoni janë përplasur me njëra – tjetrën duke bllokuar rrugën për të shkaktuar edhe një trafik.

Mësohet se në furgonin e përfshirë në aksident udhëtonin disa sportistë. Furgoni ndërkohë lexon KF Egnatia Rrogozhinë dhe duket se është në pronësi të klubit.