Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal,në fshatin Moravë.
Tre mjete janë përplasen mes njëra-tjetrës,ndërkohë që janë lënduar lehtë tre drejtuesit e tyre. Në aksident janë përfshirë: mjeti tip Opel,me targa AA 767 TK, mjeti tip Fiat, me targa AA 966 CE dhe mjeti, tip furgon, me targa AA 815 SP.
Tre drejtuesit e mjeteve u dërguan në spitalin e Beratit, për tu ekzaminuar dhe për të marrë mjekim.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë rrugore, që po kryejnë kqyrjen e vendngjarjes,për të konkluduar në dinamikën e aksidentit.