Një aksident i shumëfishtë me 6 mjete të përfshira ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnjë Fier.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit”, ku është përfshirë një autoboot dhe pesë automjete të tjera.
Nga aksidenti 6 persona kanë pësuar dëmtime të lehta, ndërsa ka vetëm dëme materiale.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë autoboti, drejtuesi i të cilit ka humbur kontrollin dhe më pas ka goditur automjetet e tjera.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave të aksidentit të shumëfishtë.
Urime për fituesit e tretë – Fitore Ismajli dhe Qemal Gjana! GO+ po vazhdon të shpërblejë më të guximshmit!...