Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 04:30, në rrethrrotullimin e Kolonjës, përgjatë aksit nacional Fier–Lushnjë.
Një 28-vjeçar i identifikuar si Serxhio Gogaj, 28 vjeç ka humbur jetën pasi ka humbur kontrollin e mjetit tip “Volkswagen”, që drejtonte dhe ka përfunduar në një kanal kullues anës rrugës.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë përgjumja e drejtuesit të mjetit, e ndjekur nga shpejtësia e lartë që ka bërë që makina të përplaset dhe të thyejë barrierën e hekurt mbrojtëse.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në morgun e qytetit të Lushnjës. Ndërkohë, pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar nëse vdekja ka ndodhur si pasojë e përplasjes apo përmbytjes në ujë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.