Aksident i rëndë, përplasen dy motoçikleta, humb jetën një person - Gazeta Express
string(63) "aksident-i-rende-perplasen-dy-motocikleta-humb-jeten-nje-person"

Gazeta Express

07/08/2020 17:05

Aksident i rëndë, përplasen dy motoçikleta, humb jetën një person

Gazeta Express

07/08/2020 17:05

Një person ka humbur jetën  pasditen e sotme në Peqin, si pasojë e një aksidenti.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Karinë – Peqin, ndërsa në aksident janë përfshirë dy motoçikleta, ku përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e njërit prej mjeteve.

Lexo Edhe:

Viktima është një 40-vjeçar,me inicialet  Sh.Sh.

Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, ndërsa polica në vendngjarje ka nisur hetimet.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Karinë-Peqin, shtetasi Sh.Sh., rreth 40 vjeç, banues në Peqin, duke drejtuar motoçikletën është përplasur me një motoçikletë tjetër me drejtues shtetasin Y.I., rreth 52 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në spitalin e Peqinit shtetasi Sh.Sh. drejtuesi i motoçikletës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.