Ballina

Gazeta Express

26/01/2020 13:32

Aksident i rëndë në Vushtrri, vdes këmbësori

Ballina

Gazeta Express

26/01/2020 13:32

Mbrëmjen e së shtunës në rrugën nacionale Mitrovicë – Vushtrri, ka ndodhur një aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit, një person ka vdekur, raporton Gazeta Express

Rasti ka ndodhur në segmentin e rrugës në dalje të Vushtrrisë, ku një veturë ka goditur një këmbësor të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Këmbësorit të lënduar  ndihma e parë  i është dhënë në spitalin e Vushtrrisë,  ndërsa më pas është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.  Ndërsa sot në ora 05:00 të datës  26 janar 2020, nga QKUK është njoftuar se i lënduari viktima  S .M., 83-vjeçar ka ndërruar jetë”, ka theksuar Zahiti.

Zahiti ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit të  rastit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur nga pakujdesia e drejtuesit të automjetit,  të  cilit i është caktuar masa e ndalimit  për 48 orë./Express/