Aksident i rëndë në Vlorë, mjeti përplaset me motorin! Drejtuesi i motomjetit në gjendje të rëndë - Gazeta Express
string(95) "aksident-i-rende-ne-vlore-mjeti-perplaset-me-motorin-drejtuesi-i-motomjetit-ne-gjendje-te-rende"

Aksident i rëndë në Vlorë, mjeti përplaset me motorin! Drejtuesi i motomjetit në gjendje të rëndë

Shqiperi

Gazeta Express

06/08/2022 14:17

Mesditën e së shtunës një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Lumit të Vlorës, pranë fshatit Sherishtë.

Raportohet se një automjet tip Benz B-Class është përplasur me një motor dhe për pasojë drejtuesi i motorit ndodhet në gjendje të rëndë. 

Lexo Edhe:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 13:30, në aksin rrugor Babicë-Qishbardhë, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin L. B., 59 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin E. C., 37 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.