Aksident i rëndë në Tropojë, ndërron jetë një person - Gazeta Express
string(51) "aksident-i-rende-ne-tropoje-nderron-jete-nje-person"

Lajme

Gazeta Express

23/02/2026 22:50

Aksident i rëndë në Tropojë, ndërron jetë një person

Lajme

Gazeta Express

23/02/2026 22:50

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tropojë. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30 në aksin rrugor “Bajram Curri-Qafë Morinë”, në vendin e quajtur Kasaj, në zonën e Tropojë.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti që drejtohej nga shtetasi I. K., 34 vjeç, banues në Tropojë, i cili udhëtonte së bashku me shtetasin R. D., 38 vjeç, ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes dhe për pasojë ka dalë nga rruga, shkruan A2 CNN.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa pasagjeri është transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Advertisement
Advertisement
Advertisement