Aksident i rëndë në Tiranë, një grua përfundon poshtë kamionit
Shqiperi
Gazeta Express
09/06/2023 12:20
Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme te kthesa e Yzberishtit në kryeqytet. Një kamion ka përplasur një grua teksa kjo e fundit ka përfunduar poshtë rrotave.
Gruaja po tentonte të kalonte rrugën në momentin kur u hap semafori për mjetet lëvizëse teksa shoferi i kamionit nuk e ka parë.
Mësohet se gruaja është gjallë dhe ndodhet poshtë kamionit, teksa qytetarë të ndryshëm dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes.