Aksident i rëndë në Tiranë, autobusi përplaset me disa makina, ka të lënduar - Gazeta Express
string(74) "aksident-i-rende-ne-tirane-autobusi-perplaset-me-disa-makina-ka-te-lenduar"

Shqiperi

Gazeta Express

27/02/2023 11:56

Aksident i rëndë në Tiranë, autobusi përplaset me disa makina, ka të lënduar

Shqiperi

Gazeta Express

27/02/2023 11:56

Një aksident i rëndë është regjistruar sot në Tiranë. Një autobus i linjës së Unazës, në zonën e njohur si “Ura e Tajvanit” është përplasur me disa mjete, njëri prej tyre ka devijuar duke përfunduar në stacion.

Raportohet se nga aksidenti ka disa persona të plagosur. Të paktën 4 makina janë përfshirë në aksident, së bashku me autobusin e Unazës.

Sipas policisë 3 qytetarë raportohet që të kenë pësuar lëndime, të cilët janë transportuar në spital.

/Gazeta Express