Aksident i rëndë në rrugën Gjakovë-Klinë, lëndohen 7 persona - Gazeta Express
string(59) "aksident-i-rende-ne-rrugen-gjakove-kline-lendohen-7-persona"

Lajme

Gazeta Express

16/06/2024 23:28

Aksident i rëndë në rrugën Gjakovë-Klinë, lëndohen 7 persona

Lajme

Gazeta Express

16/06/2024 23:28

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në magjistralen Gjakovë – Klinë, fshati Mrasor.

Lajmi për Gazetën Express është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Lexo Edhe:

Ai ka treguar se shtatë persona janë lënduar si pasojë e aksidentit

“Rreth orës 21:20 në fshatin Mrasor-Rahovec (rruga Gjakovë-Klinë) ka ndodhur aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale, shtatë persona janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Elezaj.

Më tutje Elezaj ka treguar se rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë.