Aksident i rëndë në mes të qytetit të Durrësit, betonieria përplas këmbësorin
Shqiperi
Gazeta Express
10/03/2023 12:47
Aksident në afërsi të spitalit të Durrësit. Mësohet se një betoniere ka përplasur një këmbësor.
Deri më tani nuk dihet gjendja e të plagosurit, si dhe rrethanat e aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 12:15, në lagjen nr. 18, Durrës, një automjet (betionere) me drejtues shtetasin P. P., 58 vjeç, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën.
Shtetasi P. P. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.