Aksident i rëndë në Maliq/ Automjeti del nga rruga, plagoset shoferi - Gazeta Express
string(66) "aksident-i-rende-ne-maliq-automjeti-del-nga-rruga-plagoset-shoferi"

Shqiperi

Gazeta Express

08/07/2025 18:59

Aksident i rëndë në Maliq/ Automjeti del nga rruga, plagoset shoferi

Shqiperi

Gazeta Express

08/07/2025 18:59

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të marte në qytetin e Maliqit.

Një automjet tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin në rrethrrotullimin kryesor dhe është përplasur me një pemë disa metra larg rrugës, pranë një lokali.

Sipas dëshmitarëve, automjeti lëvizte me shpejtësi skëterrë, ndërsa përplasja ka qenë aq e fortë sa ka alarmuar klientët e lokalit, të cilët ndodheshin shumë pranë vendit të ngjarjes.

Nga aksidenti ka mbetur rëndë i plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës, ku po merr ndihmën e specializuar mjekësore.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa paraprakisht dyshohet se shpejtësia tej normave të lejuara ka qenë shkaku kryesor i daljes nga rruga.