string(54) "aksident-i-rende-ne-lushnje-vdes-35-vjecari-nga-tirana"

Lajme

Gazeta Express

26/05/2025 7:14

Aksident i rëndë në Lushnjë, vdes 35-vjeçari nga Tirana

Lajme

Gazeta Express

26/05/2025 7:14

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 04:30 në rrethrrotullimin e Kolonjës, ku një automjet tip Volkswagen Golf me targa AB 789 RA ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal kullues.

Si pasojë e këtij aksidenti të rëndë ka vdekur drejtuesi i mjetit, një 35-vjeçar nga Tirana. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë përgjumja dhe shpejtësia e lartë.

Policia dhe zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të nxjerrë trupin dhe automjetin nga kanali, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Trupi i viktimës është dërguar në morgun e Lushnjes. (A2 Televizion)