Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, 13 shtator, në fshatin Çermë Sektor në Lushnje. Një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë një person.
Bëhet fjalë për një 47-vjeçare e cila ishte duke udhëtuar si pasagjere në atë moment. Ndërkohë të plagosur kanë mbetur tre persona, drejtuesi i makinës, një 63-vjeçar, dhe pasagjerët A.M., 37 vjeçe dhe një 15-vjeçar.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.