string(77) "aksident-i-rende-ne-kroaci-dy-te-vdekur-dhjetera-ne-spital-perfshire-te-mitur"

Lajme

Gazeta Express

04/05/2025 16:35

Aksident i rëndë në Kroaci – dy të vdekur, dhjetëra në spital, përfshirë të mitur

Lajme

Gazeta Express

04/05/2025 16:35

Në një përplasje mes një autobusi me targa të Bosnjë e Hercegovinës dhe një automjeti privat herët në mëngjes në autostradën A3, midis Popovaçës dhe Krizhit në Kroaci, raportohet se kanë humbur jetën dy persona, ndërsa 31 të tjerë janë lënduar dhe janë dërguar në spital, njoftoi policia.

Në vendngjarje dolën menjëherë shërbimet emergjente me dhjetë ekipe të ndihmës së shpejtë, raportojnë mediat kroate.

Ministrja e Shëndetësisë, Irena Hrstic, tha në një konferencë për media se në mesin e të lënduarve ka edhe të mitur.

Zjarrfikësit që ndërhynë në vendngjarje treguan se u desh t’i thyenin dritaret e autobusit për t’i nxjerrë të lënduarit jashtë.