Një vajzë është plagosur mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti që është regjistruar në rrugën “Xhanfize Keko” pranë një noterie në Kinostudio.
ABC ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku disa kalimtarë të rastit i vijnë në ndihmë vajzës së plagosur, rreth të 30-ve, e cila ulërin nga dhimbjet, ndërsa njëri nga qytetarët i kërkon që të mos lëvizë. Disa minuta më pas e plagosura u dërgua në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Por si ndodhi aksidenti?
ABC mëson se makina tip “Benz” nga shpejtësia doli nga rruga duke përfunduar në trotuar duke u përplasur fillimisht me godinën ku e zyrës së noterisë, ka kapur një pemë dhe më pas ka aksidentuar vajzën që ishte duke ecur.