Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën 20-vjeçari shqiptar, shoferi i mitur i motorit në gjendje të rëndë - Gazeta Express
string(102) "aksident-i-rende-ne-greqi-humb-jeten-20-vjecari-shqiptar-shoferi-i-mitur-i-motorit-ne-gjendje-te-rende"

Shqiperi

Gazeta Express

19/08/2025 19:34

Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën 20-vjeçari shqiptar, shoferi i mitur i motorit në gjendje të rëndë

Shqiperi

Gazeta Express

19/08/2025 19:34

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në ishullin grek Naxos. Sipas mediave greke, dy të rinj shqiptarë, 17 dhe 20 vjeç udhëtonin me një motoçikletë, kur në rrethana ende të paqarta, drejtuesi i mjetit humbi kontrollin.

Motoçikleta u përplas me forcë në një trung peme, duke rezultuar me vdekjen e pasagjerit 20-vjeçar dhe plagosjen e rëndë të drejtuesit 17-vjeçar.

I plagosuri ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia  po heton shkaqet e sakta të aksidentit, pa pasur deri më tani asnjë provë që të tregojë nëse drejtuesi i mjetit ka qenë nën ndikimin e alkoolit.