Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në hyrje të Divjakës.
Një automjet tip “Benz” ka goditur një motoçikletë të modifikuar me karroceri në aksin rrugor Çermë-Divjakë.
Siç duket nga pamjet përplasja ka qenë e fortë. Motori është ndarë nga karroceria dhe drejtuesi i saj, M. Shkoza, 78 vjeç, nga Divjaka është plagosur rëndë.
Ambulanca ka arritur menjëherë në vendngjarje dhe ka transportuar të dëmtuarin në spitalin e Lushnjës.
Mjekët e Lushnjës e kanë nisur 78-vjeçarin drejt Spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar, sapo stabilizuan gjendjen e tij shëndetësore që vijon të jetë e rëndë.
Policia po heton shkaqet e aksidentit si dhe po merr masa për disiplinimin e trafikut.