Një aksident i rëndë ndodhi pak para mesditës të së enjtes në aksin Korçë – Kapshticë e për pasojë një 41 vjeçare humbi jetën.
Sipas të dhënave viktima Erjola Sinani ishte pasagjere në automjet. Mësohet se aksidenti ka ndodhur pak kilometra larg pikës kufitare të Kapshticës ndërsa sipas policisë automjeti që drejtohej nga shtetasja A.Sh ku pasagjere ishte 41 vjeçarja, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi D.K.